Modelja e njohur me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj po kalon prej ditësh pushime me familjen e saj.
Së fundmi modelja, nënë e dy vajzave, është në Bahamas, ku ka marrë me vete edhe vëllain e saj, i cili i ka xhiruar një video që do t’ju shkrijë së qeshuri.
Emina është në breg të detit e ulur duke fërkuar këmbët me gurë, një “manikyr-pedikyr” natyral sipas saj.
Teksa i vëllai i shkon nga pas duke thënë: “Kqyre, munesh me nxjerr prej katuni, por kurr smunesh me hek katunin prej saj. Po ça i Zotin je tu ba? Je ardh nBahamas me e ba ktë a?!”
Si natyrë pa komplekse që është, Emina e ka postuar edhe vetë videon, ku më pas ka vijuar me mënyrën tradicionale të saj për përkujdesjen ndaj lëkurës.
(M.Q/Faxweb)