Një tjetër trup i pajetë është nxjerr nga rrënojat në “Mira Marre” Durrës. Mësohet se është trupi i përketë një 54 vjeçari, duke e çuar në 41 numri i viktimave.
Mes viktimave, tashmë të identifikuara ka shumë fëmijë, gra, të rinj me ëndrra të ndërprera në mes, pse jo dhe gjyshe heroina që mbrojtën me trupin e tyre nipërit, të cilët janë simbol i vazhdimit të jetës, se ka ende shpresë, pavarësisht kësaj tragjedie, nga më të rëndat që ka pllakosur vendin.
Kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar në Thumanë dhe në lagjen numër 18 në Durrës, ndërkohë që vazhdojnë në banesën e familjes Lala në Kënetë, si dhe në hotelin Mia Mar, ku dyshohet të jenë nën rrënoja në total dhe 7 persona të tjerë. Deri më tani, raportohen 750 të plagosur.
(K.H/Faxweb.al)