Kryeministri Edi Rama, prej kohësh ka nisur turin e llogaridhënies në të gjithë Shqipërinë, tur që është karakterizuar nga jo pak protesta.
Kjo ka ndodhur edhe gjatë vizitës së sotme në Sarandë. Mësohet se protestuesit nga PD dhe FRPD-ja e Sarandës dhe Delvinës e kanë pritur kryeministrin tek ura e Gajdarit.
Ata mbanin pankarta dhe thërrisnin kundër qeverisë ndërsa raportohet të kenë qëlluar në drejtim të tij edhe me midhje.
Në momentin që kanë kaluar para protestuesve, makinat që shoqërojnë eskortën e kryeministrit kanë shtuar edhe më shumë shpejtësisë.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=FdH2DSxh95Y&feature=youtu.be