Teksa trupi i Ruzhdi Hoxhës ndodhet ende në vendin e ngjarjes, interesi i medias ka qenë i lartë, me dhjetra reporter dhe operator në zonën e thellë malore të Qafë-Mollës.
Dalja e një automjeti të policisë ka qenë mespërmes vendit ku janë pozicionuar gazetarët, duke shkaktuar edhe incidente. Perimetri i sigurisë çuditërisht është vendosur shumë i gjerë, teksa kjo të kujton ngjarjen e Vrithit në Malësinë e Madhe më shumë se një vit më parë, ku policia nuk lejonte askënd të futej në zonën ku pas disa ditësh u gjetën brenda psrcelës me kanabis 2 trupat e 2 të rinjve që u ekzekutuan nga shoku i tyre.
Gazetarja Anila Hoxha dhe operatori Endrit Aga, kanë rënë pre e dhunës policore këtë të shtunë pranë kordonit policor. Një efektiv zbret nga furgoni dhe shtyn gazetaren dhe operatorin duke i hedhur poshtë rrugës.
Gazetarja është rrëzuar dhe ka pësuar gërvishtje të lehtë, ndërsa për një hark kohor të shkurtër edhe me reporterë të tjerë është konstatuar nga efektivët e policisë sjellje aspak miqësore duke i shtyrë dhe golur ashpër e pa etikë.
(E.D/faxweb.al)