Drejtori i ARRSH Afrim Qendro në një lidhje telefonike për ‘Fax News’ me gazetarin Bledian Koka u ëhstë përgjigjur pretendimeve të banorëve të Unazës së Re, se nuk janë pritur në takime. Duke iu referuar rastit të Dorian Protoduari i cili deklaroi se banorët nuk janë pritur nga kreu i ARRSH, Qendro tha se kjo nuk është aspak e vërtetë pasi sot në 09:30 minuta i ati i Protoduarit ka vajtur në zyrat e ARRSH dhe ka paraqitur dokumentet për banesën e tij.
“Babai i tij ka qenë në 09:30 minuta sot, ka paraqitur dokumentet, është sqaruar për gjithë situatën dhe është takuar me specialistin. Tani nëse djali nuk e di që babai ka ardhur tek unë nuk është faji im”, tha Qendro për ‘Fax News’.
“Nga unë personalisht dhe nga stafi im janë pritur të gjithë personalisht, se ka pasur një pretendim se nuk janë pritur, dhe unë kur flas flas me përgjegjësi zyrtare. Babai vjen në 09: 30 minuta dhe del djali thotë se gënjen Afrim Qendro, nuk është normale. Mund të protestojnë, mund të mos jenë dakord me çmimin por mos të akuzojnë institucionin ku e vërteta është ndryshe”, ka shtuar ai.
Madje ai ka dërguar në redaksinë e ‘Fax News’ edhe dokumentet që vërtetojnë shkuarjen e të atit të Dorian Protoduarit në zyrat e ARRSH.
I pyetur lidhur me pretendimin për favorizime të një pjese të banorëve, Qendro e mohoi në mënyrë kategorike dhe tha se të gjitha objektet do të trajtohen sipas ligjit.
“Është pretendim jo i vërtetë, vija e shpronësimit është bërë publike në media, të gjitha objekett që preken nga projekti, do të trajtohen sipas ligjit, objeket që janë me vërtetim pronësie do të paraqiten pranë ARRSH-së dhe do të përgatitet gjithë dokumentacioni, do vijnë inspektorët në teren, do bëjnë matjet dhe vlerësimet e çdo objekti, do kërkohet harta në hipotekën e Tiranës, pos kësaj që dosja ikën në ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe nga andej, dosjet e përgatitura dalin, dhe del VKM-ja. Askush nga objeket që preken nga vija e shpronësimit nuk do të trajtohen në mënyrë të diferencuar, ndërkohë që objeket që janë me legalizim do të shprehet drejtoria e ALUIZNI-t për ta dhe do të trajtohen edhe ata sipas ligjit”, tha ai.
Ai nuk dha shpjegime për banetat që janë të palegalizuara por theksoi se në ditët në vijim gjithçka do të jetë transparente.
Sipas tij prishja e banesave do të ndodhë kur të jetë ezauruar e gjithë faza ligjore.
“Banesat do të prishen në momentin që të jetë e ezauruar e gjiithë faza ligjore”, tha ai. (B.H/Faxweb)