14:55 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Gjenerali ka dështuar por si të gjejmë mercenarë”, Redi Muçi: Pse thirrja e krahut të punës nga jashtë është absurde

17:38 | 09/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Gjenerali ka dështuar por si të gjejmë mercenarë”, Redi Muçi: Pse thirrja e krahut të punës nga jashtë është absurde

Aktivisti i organizatës politike, Redi Muçi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku tha se shumica e të rinvje të vendit emigrojnë për shkak të kushteve në të cilat ndodhet shoqëria jonë.

Muçi tregoi dy modele konkrete për tërheqjen e rinisë nga vendet e tyre por edhe të largimit të të rinjve dhe pas kësaj tërheqjen e forcave punëtore nga vendet e tjera. Në njërën anë foli për Katarin si një vend ku nuk funksionojnë sindikatat e për pasojë njerëzit largojhen prej tij duke e zëvendësuar forcën punëtore nga vendet e tjera të botës, dhe nga ana tjetër, vendet e Bashkimit Europina ku emigrimi është i ulët por që tërheqin të rinjtë shqiptar.

“Këdo që pyet pse emigron jashtë vendit, thotë ‘për punë’ për shkak se nuk e gjejnë veten në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një krizë që është shtrirë në 30 vjet dhe së voni kemi të bëjmë me një valë emigrimi pasi nuk gjejnë kushte të përshtatshme pune. Propozimi i kryeministrit është që të marri krah pune jashtë vendit që për mua është absurd. Është si të thuash se ne do të shkojmë në luftë, deri më tani gjenerali ka dështuar, dhe si të gjejmë mercenar. Po të vëmë re nga të dhënat e fundit bëhet fjalë për ndërtime vetëm në Tiranë, dhe nga këto në masën 80% ka qenë një vit më parë, pra me një punësim të madh në këtë sektor. A nuk mundet të angazhjomë këtë fuqi punëtore këtu dhe më pas të mendojmë për forca pune shtesë? Në këto kushte, lind pyetja pse largohen këta njerëz? Përgjigja e kryeministrit është ndjekja e modelit Europian.

Një model është Katari, që është edhe organizuese Kupës së Botës 2020 e drejtuar nga miliarderë që mund të blejnë edhe organizimin e kupës. Një vend në të cilin rinia ka emigruar, për shkak të kushteve dhe politikave skllavëruese në të cilat punohet, ndaj ka përthithur krah pune nga vende të tjera. Në Katar deri para një viti kërkohej leje si për të lënë punën si për t’u larguar nga vendi me ligj, një model skllavërues. Edhe në Shqipëri kam pyetur gjatë këtyre ditëve edhe në familjet e prekura nga tërmeti dhe më kanë thënë se fëmijët e tyre duan të emigrojnë në Katar edhe pse nuk e njohin si funksionon. Modeli tjetër është BE, që ka kushte pune jo vetëm më të mira se në Shqipëri dhe Katar, por edhe se në Amerikë. Nuk ka emigruar njeri nga vendet e BE-së, sepse ka kushte të mira. Janë kushtet e mira që kanë vendet e BE që kanë thithur migracionin”.

Muçi foli edhe për organizimin sindikal ku përmendi edhe atë çfarë ka deklaruar kryeministri Edi Rama, se në Shqipëri nuk ekzistojnë duke theksuar se është një tregues i mungesës së demokracisë.

“Kryeministri ynë ka deklaruar se jemi një vend pa sindikata me të cilin ai tregon se jemi në një situatë te keqe të demokracisë së vendit pasi shkilen të drejtat e punëtorëve. Në Francë psh sindikatat ekzistojnë dhe reagojnë shembulli konkret është nfgritjja atje e sindikatave për moshën e pensionit. Prej disa muajsh jemi organizuar dhe kemi bërë të mundur krijimin e një sindikate në Bulqizë për të drejtat e minatorëve dhe ndaj saj menjëherë nisi një presion. A do të na shtyjë ne të tjerëve të emigrojmë për shkak të kësaj, apo duhet se si çdo parti e majtë moderne sot në botë, një vend i lirë dhe demokratik është në sajë të organizimit të sindikatave. Organizimi sindikalist i hap rrugën politikave të majta. Ne duhet të taksojmë oligarkët në mënyrë që të financojmë projekte zhvillimore për vendin. Të rrisim numrin e infermierëve, mjekëve, zjarrfikësve, arsimin fals etj.

Ndër pikat kryesore të politikave të majta është rikthimi i atyre që kanë emigruar për shkak të kushteve të vështira. Kryeministri duhet të ngrihet dhe të ngryset me mendimet se si duhet të tërheq sërish ata që kjanë larguar. Ka shembuj që janë ndërtuar politika sociale të posçme për rikthimin e standartëve. Kjo duhet të shërbejë për të ndërtuar kushtet e punës. Kjo ndikon drejtpërsëdrejti në standartin e jetesës”, tha aktivisti në Fax News.

A kemi ne mundësi për ti ofruar këto standartë?

Muçi: Mendoj se i kemi, nëse e vëmë re kemi një akumulim të atyre që mund ta bëjnë këtë gjë brenda vendit, por nga ana tjetër ka nga ata që e pengojnë një gjë të tillë. Nëse politika do të orientohet drejt një drejtsie sociale për të marë më shumë ndaj atyre që marrin shumë, që ajo të shpërndahet. Në sektorin privat kushtet janë këto që janë sepse nuk respektohen të drejtat e punëtorëve. Unë pres që të ndërtohet një parti e re që të bëjë ndryshimin e madh, por nga ana tjetër ne duhet të jemi të përgatitur duke ndërtuar një sindikalizëm të fortë.

Pas propozimit të Ramës për të marrë fuqi punëtore nga jashtë, mund të kemi gjithashtu firma të huaja ndërtimi me punonjës të huaj?

Muçi: Kjo siç e thashë është skandaloze. Kur në raste emergjence shkon dhe kërkon një kompani të huaj është skandaloze. Na mbivendos në shpatullat tona një barrë të cilën nuk kemi pse ta mbajmë.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2373710592846676/UzpfSTIyNjI3MzgxNDQ3MjA1Nzo4MzAyNjg5OTQwNzI1MzM/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: redi muci
Pas

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, humb jetën këmbësori

Para

Aksident në Shkodër, një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë

Para
Aksident në Shkodër, një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë

Aksident në Shkodër, një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Spiropali vizitë zyrtare në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit! Shoqërohet me 30 policë

U la në burg nga Apeli i GJKKO, Ilir Meta reagon nga qelia:Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, Kryeministri Rama e përcjell në aeroport

Presidenti Begaj pret në takim Komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, Admiral Pierre Vandier

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë: S’kam qenë zyrtar i lartë

Durrës/Ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në rrugë, procedohen penalisht 4 shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.