Një banore e fshatit ka treguar për Fax News detaje rreth administratorit Argjil Gjoka i cili u qëllua me plumb në gjoks pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes 2 kusherinjve për çështje pronësie, sipas raportimeve paraprake.
Banorja shprehet se nuk ka dijeni për mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja por tregoi se Gjoka jetonte tek i vëllai dhe se gruan me dy fëmijët i kishte në Greqi.
Ajo shprehet gjithashtu se viktima ishte nisur në mëngjes për në punë dhe pak orë më vonë ishin dëgjuar krismat dhe ishte dhënë lajmi për vrasjen e tij, duke autori ishte i zonës por që nuk e dinte se cili prej tyre.
“Mësuam për ngjarjen, djali i9 lagjes ungrit sot në mëngjesm, shkoi në punë se ngahera se ishte administrator i zonës, iku dhe nuk e di çfarë ndodhi, degjuam që u vra. Nga të fshatit është vrarë por nun e dimë se më kë. Pse nuk na plasën një bombë që të na vrisnin të gjithëve. Konfliktin nuk e dimë se si ka ndodhur, ne na ra bombë. Skrepi po punonte atje, dhe skrepisti na e pruri lajmin. Ai rrinte këru te vëllai. Ka gruan me dy djem në Greqi, këtu rrinte te vëllai”, tha banorja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)