Policia iraniane ka arrestuar një çift pasi djali i propozoi për martesë të fejuarës së tij publikisht në një qendër tregtare. Videoja e propozimit publik në qytetin perëndimor të Arak u publikua në rrjetet sociale më 8 mars, duke treguar çiftin që qëndronte mes petaleve të trëndafilit në formë zemre.
Pas propozimit ata përqafohen dhe turma e njerëzëve që ndodheshin aty fillon dhe këndon. Por, ky veprim nga ana e autoriteteve iranian konsiderohet si shkellje e rregullave të shtetit islamimik. Ligji islamik i zbatuar në Iran kufizon ndjeshëm përzierjen midis gjinive dhe shfaqjeve të dashurisë në publik, gjithashtu ndalon vallëzimin dhe shoqërimin e burrave dhe grave të palidhura.
Në prill të vitit 2018, rregullat strikte të vendit për mirënjohje publike morën vëmendjen ndërkombëtare kur një zyrtar i Ministrisë së Kulturës në qytetin verilindor të Mashhad u arrestua pasi njerëzit u filmuan duke kërcyer në një qendër tregtare lokale.
? Man publicly proposes to woman at shopping mall in Arak, central #Iran
Both arrested for "marriage proposal in contradiction to islamic rituals… based on decadent Western culture," then released on bail pic.twitter.com/eKdlNX9Bte— Sobhan Hassanvand ? سبحان حسنوند (@Hassanvand) March 8, 2019
(B. K/ FAXWEB.AL)