14:57 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ I vunë armën në kokë djalit të tij, çfarë po ndodh në shtëpinë e Spartak Brahos

13:13 | 27/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ I vunë armën në kokë djalit të tij, çfarë po ndodh në shtëpinë e Spartak Brahos

Policia ka marrë masa për ruajtjen e familjes së deputetit të Partisë Socialiste Spartak Braho pas ngjarjes e cila u bë publike se dy djemtë e tij, Kreshniku dhe Arbri janë kërcënuar me armë.

Siç shihet edhe nga pamjet në banesën e Brahos qëndrojnë 24 orë efektivë policie, në mënyrë që familja të jetë e qetë. Ndërkohë siç duket një makinë policie po ruan zonën pranë banesës së deputetit.

Kujtojmë se ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili bëri publik lajmin se djali i deputeti socialist është kërcënuar me qytën e pistoletës në Durrës. Pas këtij denoncimi, Policia ka konfikrmuar ngjarjen.

Pas denoncimit tek Berisha, ka reaguar edhe Policia e Durësit e cila ka nxjerr dy njoftime njëri pas tjetrit ku tregon detajet e ngjarjes.

Në njoftimin e parë thuhet se është shpallur nga ana e saj në kërkim dhe po punohet  për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës

“Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Kanosja “, ” Shkatërrimi i pronës ” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe e municionit” parashikuar në nenet  84, 150 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në këtë njoftim por inicialet nuk përputhen me emrin që ka treguar Berisha të djalit të Brahos.

Në këtë komunikatë thuhet se është kanosur me armë zjarri shtetasi me inicialet K.B., ndërsa në denoncimin e Berishës për djalin e Spartak Brahos thuhet se quhet Arbër Braho. Pra sipas këtij versioni mund të arrihet në përfundimin se Arbër Braho të cilin e denoncon edhe qytetari tek Berisha, ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj autorëve të atentatit që është bërë vëllait të tij, K.B për të cilin burimet thonë se quhet Kreshnik Braho.

Ndërsa në njoftimin e dytë, thuhet:

“Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.”.

Pra ashtu sikurse e ka shprehur edhe “qytetari dixhital” tek Berisha se djali i deputetit ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj personave që i bënë atentat, edhe Policia jep të njëjtin version në këtë rast, përfshirë edhe inicialet “A.B-38-vjeç”.

(M.Q/Faxweb.al)
Etiketa: armen ne kokeatentatbanesaSali Berishaspartak braho
Pas

Hetimet për Agim Kajmakun, prokuroria i nis kërkesë PD-së

Para

Morën peng të riun dhe e kërcënuan me 10 mijë euro, gjykata lë në burg të arrestuarin (Çfarë tha avokati i tij)

Para
U mor peng 5 ditë në Greqi, arrestohet edhe e dashura e tij. Telefonata e fundit me të që ngriti dyshime (EMRI)

Morën peng të riun dhe e kërcënuan me 10 mijë euro, gjykata lë në burg të arrestuarin (Çfarë tha avokati i tij)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.