Një servis makinash është përfshirë aksidentalisht nga flakët mesditën e sotme në Durrës.
Burime për Fax News bëjnë me dije, se disa persona i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, por zjarri ka dalë jashtë kontorllit dhe ka përfshirë edhe servisin.
Flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta si dhe nga pemët e thara rrotull koshit të mbeturinave.