08:18 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Ishte ulur në stol, si ndodhi atentati ndaj Saimir Taullaut. Konflikti me bandën e Aldo Bares dhe vrasja e vëllait mes turmës

20:37 | 24/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Ishte ulur në stol, si ndodhi atentati ndaj Saimir Taullaut. Konflikti me bandën e Aldo Bares dhe vrasja e vëllait mes turmës

Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin ndaj Saimir Taullaut në Lushnjë pranë rrethrrotullimit të Plygut.

Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se Taullau në momentin e atentatit ishte ulur në stol jashtë lokalit dhe ka tentuar të futet brenda.

Paraprakisht dyshohet se ndaj tij është qëlluar 5 herë, por 47-vjeçari është plagosur lehtë dhe ndodhte në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë për ngjarjen.

“Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin  dhe kapjen e autorëve.

Në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar”.

Vrasja e Baki Taullaut

Saimir Taullau nuk është një emër i panjohur, pasi është i njohur rivaliteti i tij me bandën e Aldo Bares.

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Taullau akuzon bandën e Aldo Bares për vrasjen e vëllait të tij, Baki Taullau në vitin 2005.

I akuzuari si anëtar i bandës së Lushnjes, Leonard Prifti, duket se ka shfrytëzuar situatën e rrëmujshme që sundonte në qytet për të marrë hak për konflikte të vjetra, vret vëllain e Saimir Taullaut, Baki Taullau.

Ai hapi zjarr mes turmës ku shumë simpatizantë të PD-SË ishin mbledhur për të festuar FITOREN E Partisë Demokratike. Ngjarja kishte ndodhur pasi kishin përfunduar zgjedhjet parlamentare.
Pas vrasjes ai tentoi të largohet menjëherë prej vendit të ngjarjes, por kanë qenë të afërmit e viktimës ata që nuk e kanë lënë. Familjarët e Taullaut ishin kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme, duke eliminuar njërin prej personave më të kërkuar në vend, Priftin.

Lidhja me Laert Haxhiun

Prej muajsh policia e Lushnjes është vënë në ndjekje të dy shumëkërkuarve Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili të cilët akuzohen se janë përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge si dhe autorë te masakrës së ndodhur ne 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Haxhiu është akuzuar dhe si autor i vrasjes së 29 vjeçarit Gerti Lala.

Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010.

Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.

Pasi doli nga burgu në fund të 2014-s, ai u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine, gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën.

Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhiun për moskallëzim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge.

Haxhiu rezulton se ishte shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri.

Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares dhe akuzuar pjestarët e kesaj bande për vrasjen e tij në vitin 2005. Babai i Xhulios, Ramadan Shkurti, u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkaq, bashkëpunëtori i Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Bashkë me dy të plagosurit ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: atentatiLushnjeSaimir Taullau
Pas

Atentati ndaj rivalit të bandës së Aldo Bares në Lushnjë, policia jep detajet: Ja gjendja e Saimir Taullaut

Para

Renditja, ja universitetet më të korruptuara në Shqipëri

Para
Renditja, ja universitetet më të korruptuara në Shqipëri

Renditja, ja universitetet më të korruptuara në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.