Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral Albert Mullai ka dhënë një intervistë nga terreni në kryeqytet për gazetarin e Fax News, Sokol Dema.
“Forca Tokësore ka të angazhuar rreth 30% të saj në gjithë vendin. Prej ditësh kemi filluar patrullimin me mjete të blinduara në qytetin e Tiranës për të ndërgjegjësuar qytetarët. Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit nuk është për herë të kemi pasur edhe në rastin e tërmetit pasi kjo është pjesë e detyrës tonë. Nuk uroj dhe shpresoj të mohi ndonjë përkeqësim situate prej koronavirusit, ne kemi dëshmmuar edhe më parë në kontributet tona për shpërndarjen e ndihmave. Ne jemi pjesë e popullatës dhe sikurse policia jemi po aq të rrezikuar edhe vetë”, tha Mullai.
Mullai u pyet edhe në lidhje me armatimet që përdorin ushtarët në raste të tilla ndërsa tha se varet kushtet në të cilat kërkohet nd137ehyrja e tyre.
“Armatosja është procedurë e përhershme, nga një herë ulen por edhe shtohen. Në kushte siç jemi sot rishikimi i situatës bëhet për çdo 24 orë, nga dje i kemi ulur apo hequr armatimet në mjete, janë procedura të posaçme ku armatosja e mjeteve dhe ushtarëve bëhet në varësi të situatës”.
Mullai tha se po rritet mirëkuptimi i popullsisë dhe kjo sipas tij edhe për shkak tëpërhapjes massive të informacioneve. Ai theksoi se ushtria shqiptare ka komunikim të vazhdueshëm me NATO-on duke pohuar se rreth 300 ushtarë ndodhen në operacione të organizatës nga Afganistani në Kosovë.
Ai sigurio se ndaj çdo ushtari dhe anëtari të FA bëhen kontrolle të imtësishme dhe ka 100% sipas tij siguri në punë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)