Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar tubimit të thërritur nga ana e presidentit Meta, ku falenderoi të gjithë qytetarët që kanë zbritur sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Një falenderim për të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së presidentit për të mbrojtur Kushtetutën.
E vetmja rrugë për ruajtjen e lirisë është Kushtetuta, dhe liria cënohet kur Kushtetuta shkelet“, u shpreh Basha teksa iu bashkua tubimit.
“Unë kam dalë sot me miqtë, për të thënë se ky është një tubim qytetar, dhe i qytetarëve”, tha më tej Basha, që refuzoi ti përgjigjej pyetjes nëse i ka organizuar strukturat e PD-së për këtë tubim.
Discussion about this post