Ka mbërritur në gjykatën e Fierit për caktimin e masës së sigurisë Anna Malaj së bashku me kushëririne saj Emiljano Grembi.
Të dy këta shtetas ( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.
Në dëshminë e saj ajo ka deklaruar se gjithçka ka nisur për hakmarrje, pasi sipas saj punojnësi i karburantit nuk i ka kthyer kusurin. Dhe pasi ka festuar ditëlindjen ajo ka vendosur që të grabisë pikën e karburantit nën kërcënimin e armës së bashku me kushëririn e saj.
Gjithashtu të dy këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin dhe dy pika të tjera karburantesh.
Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.
Si dhe në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.
(M.Q/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=V6O_FLJLzqk&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=A7aVc35bupY&feature=youtu.be
Discussion about this post