Veç Durrësit dhe Thumanës, ku pati viktima, tërmeti shkaktoi dëme të shumta në banesa edhe në qytetin e Lezhës.
Kryeministri Edi Rama ishte pak orë më parë për të vëzhguar situatën në terren ndërkohë që është shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Mëgjithatë edhe në raste fatkeqësish natyrore, kryebashkiaku i ri nuk harron që të sistemojë rrugën pak para se të vijë kreu i qeverisë.
Në një video të siguruar nga Faxweb.al, shihet punonjësit e bashkisë të cilët mbulojnë gropa në rrugë, sepse do të kalojë Edi Rama.
(M.Q/Faxweb.al)