Mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë në drejtim të një makine tip “Benz ML” me targa AA858FY në qytetin e Vlorës. Të shtënat janë regjistruar në Lagjen “10 Korriku” pak metra pas shëtitores Lungomare. Nga yë shtënat nuk ka patur persona të lënduar ndërsa dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti mes dy të rinjve.
Makina tip Mercedes ML është në emer të Astrit Aliaj kryeplaku i fshatit Kaninë, ky i fundit makinën ja kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Aliaj 24 vjec ndërkohë që një person me ( xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24 vjecari ka ndaluar, personi që i ka ndjekur ka shtënë disa herë në drejtim te makines tip ML , për fat të mirë 24 vjecari ka mundur tu shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap. Ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24 vjecarit Juxhin Aliaj.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.