Një i ri është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policët civilë në protestën e ditës së djeshme, e cila mbahet prej katër ditësh për vrasjen e Klodian Rashës.
I riu i cili thotë se quhet Mexhit Kastrati, sikurse dëgjohet edhe në video shprehet se nuk ka bërë asgjë dhe shoqërimi i tij po bëhet pa asnjë arsye.
I riu kërkon ndihmë, në mënyrë që civilët të mos e shoqërojnë, por pa sukses. Ai është futur i vetëm në fugonin e policisë, ndërsa e shoqëronin edhe dy efektivë të veshur me uniformën e policisë.
Sot ka nisur protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës, pasi pas largimit të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, kërkohet edhe largimi i drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit.