Këngëtarja hungareze e cila në art njihet si Boggie (Csemer Boglarka) ka krijuar një video muzikore interesante dhe unike për këngën e saj të re: ‘Nouveau Parfum’ (Parfumi i Ri) e cila tregon se si karakteristikat dhe pamjet e grave dhe meshkujve në klipet e tyre muzikore mund të shtrembërohen nga efektet e videove muzikore.
Ndërsa ulet dhe këndon, një program i posaçëm për përpunimin e videove vendoset mbi fytyrën e saj teksa është duke kënduar këngën e saj dhe artisti i cili merret me dizajnin fillon modifikimin e pamjes së artistes duke e bërë atë gradualisht krejtësisht një person tjetër dhe krijon imazhin e një vajze thuajse perfekt me sy të mëdhenj, lëkurë të pastër e të bardhë dhe duke shtuar madje edhe make-up në tiparet e saj.
Në fund, gjendemi përballë me një fytyrë hollivudiane që është shumë ndryshe nga fytyra “e vërtetë” e Boggie e parë në fillim të klipit.
Discussion about this post