Ditën e sotme në qytetin e Durrësit, rreth orës 12:40 është marrë informacion nga M.Z.Sh. për zjarr në një banesë në zonën e Bulevardit.
Menjëherë forcat zjarrëfikëse janë organizuar dhe kanë mbërritur në kohë rekord në vendngjarje me tre efektivë dhe një mjet zjarrëfikës.
Ndërhyrja në kohë e efektivëve bëri të mundur shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme pas rrezikut që kanosej nga bombula e gazit, duke e izoluar atë.
Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm një e moshuar e cila është nxjerrë nga banesa prej efektivëve.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në kuzhinën e banesës.