Presidenti Ilir Meta ka publikuar videon e dytë në gjuhën angleze për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ardian Dvoranin.
Meta shkruan përkrah saj se ka autorizuar që video të publikohet në anglisht për të njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen sipas tij për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese.
“Të dashur qytetarë!
Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”, shhruan Meta përkrah videos së mëposhtme.