Sot ka nisur restaurimi i urgjencës në Durrës, godina e së cilës pësoi dëmtime nga tërmeti, të cilat u përkeqësuan të enjten më 28 nëntor.
Teksa punonjësit kanë nisur punën për riparimin e vendeve që kanë pësuar dëmtime, hyrja për në shërbimin e urgjencës është bërë që dje nga hyrja kryesore e spitalit.