Një qytetar ka regjistruar një video në zonën e ‘Unazës së Re’, teksa shprehet se vijojnë punimet në projektin abuziv siç e quan ai, pavarësisht se pothuajse e gjithë veprimtaria në vend është ndërprerë në plotësimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Qytetari akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn se ndërsa ndalojnë qytetarët me polici dhe ushtri të dalin nga banesat, implementojnë planin e tyre për të marrë paratë e shqiptarëve.
“Kjo është situata në ‘Unazë të Re’. Ja si punon Erion Veliaj hajduti më i madh, Edi Rama me Salillarin, shikoni mjetet duke punuar pa pushim. Ky është shteti shqiptar, në shërbim të qytetarëve, kjo është fytyra e Edi Ramës, këtu nuk ndërpritet gjë, kurse për qytetarët përmend burgjet. Këtu shikoni çfarë bëhet tani. Sa u futën qytetarët në shtëpi, ky vemja e bashkisë shikoni çfarë bën në ‘Unazën e Re’. Kjo flet vetë, se kanë emergjencë për të marrë lekët e shqiptarëve, ata që ngelin të ngujuar në shtëpi janë pa bukë pa asgjë. Makinat presin për të ngarkuar në radhë. Kurse Policia ndez sirenat për të frikësuar qytetarët dhe blindat ushtarake, kurse Salillari këtu bën namin, ky shtet i kapur prej oligarkëve, hajdutëve. Shikojeni vetë, në këto momente në Unazën e re punohet. Ato lekë që u dhanë para 4 ditësh ja kush i merr, ja Salillari, me Erion Veliajn me Edi Ramën”, shprehet personi që ka dërguar videon.
(F.GJ/FAXWEB.AL)