Një grup të rinjsh nga shoqëria civile së bashku me të afërm të të arrestuerve, po protestojnë përpara Komisariatit në Kukës.
Protestuesit kërkojnë lirimin e të arrestuerve ndryshe shprehen se protesta do të përshkallezohet.
“Kërkojmë lirimin e vëllezërve tanë. Do rrimë këtu, mos të provokojë Edi Rama se protesta do të pershkallezohet, shtet kriminal vetëm Serbia ka arrestuar natën.”
Në protestë të pranishëm “Nisma Thurje” dhe “Armata e Veriut”.
Pas protestës së djeshme, policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Kukes për 23 shtetas.
Sipas njoftimit të policisë ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar ne date 31 mars në Rrugën e Kombit, prane Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.
https://www.youtube.com/watch?v=yDm7wx2r0EE&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)