Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Fierit, ku po merr pjesë në e panairin Rajonal të Punës.
Dhjetra qytetarë kanë dalë duke protestuar me thirrjet ‘Rama ik’ si dhe parullat ‘Poshtë pashallarët e krimit’.
Protestuesit e kanë detyruar qe të mos shkojë në panair nëpërmjet hyrjes kryesore ku gjendeshin protestuesit, por ka përshkuar unazen e qytetit për të mbërritur në Panair.
Raportohet se Rama po shoqërohet nën masa të rrepta sigurie gjatë vizitës së tij në stendat e Panairit të Punës në Fier.
https://www.youtube.com/watch?v=HmNqgACvJ9M&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post