Dhjetra banorë kanë protetsuar ditën e sotme, pasi punonjësit e IKMT-së po zhvillojnë një aksion për të shembur banesat e tyre, me pretendimin se janë pronë e bashkisë së Tiranës.
Banorët theksojnë se janë në proces gjyqësore dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.
Bëhet me dije se ndërtesa ka qenë në kopshët publik në vitet 60, dhe pas viteve 90 kjo godinë është përshtatur si banesë nga banorët.
Një nga banorët shprehet për kameran e Fax News se prona është e tij dhe shton se bashkia nuk ka asnjë punë me tokën e tij.
Ai tregon se në zonën ku po bëhen prishjet e banesave ka ende fëmijë në shtëpi dhe të sëmurë.
“Disa kanë për banesë disa e kanë për objekt biznesi. Disa e kanë bosh! Ky është problemi, pse hyn bashkia kur toka është e imja, prona është e imja. Procesi është në gjyq, është në Gjykataë ende nuk është marrë një përgjigje si mund të vijë IKMT që të shembë banesat.
Ne jemi pronar me agjencine e kthimit të pronave. Kanë kaluar 23 vjet dhe me lidh mbasi kalon 20 vjet me ligj objekti i kalon pronarit.
Banorët nuk po i lënë që të futen brënda. Unë kam ca mallra në magazinën time. Kanë filluar punimet për të shembur bansat. Ka banorë aty brenda ka të sëmurë ka fëmije të vegjël.”- u shpreh ai.
Discussion about this post