Pas skandalit të zbuluar nga Prokuroria në lidhje me mjekët e Onkologjikut te QSUT, qytetarët shprehen të indinjuar në lidhje me këtë rast ku mjekët abuzonin dhe luanin me jetën e qytetarëve të sëmurë për përfitimet e tyre personale.
Një prej qytetarëve është shprehur për FAX NEWS se duhet të ngrihemi të gjithë për këtë rast, pasi ngrihemi të gjithë kur bëhet fjalë për sport dhe është turp të mos ngrihemi për këtë rast të rëndë.
Më tej qytetarët kanë treguar mikrofonin e FAX NEËS rastet e tyre personale ku mjekët kanë abuzuar me çmimet e ilaçeve me çmimet të cilat fillojnë nga 300 euro. Rikujtojmë se ditë më parë Prokuroria zbuloi një skemë abuzimi dhe zhvajtjeje me pacientët e sëmurë me tumor.