Sulmuesi Cristiano Ronaldo iu ka “vjedhur” zemrat tifozëve edhe në Arabinë Saudite. Edhe pse ai dështoi në Superkupën e vendit me ekipin e tij Al Nassr ai nuk ka humbur pikë në sy të ndjekësve dhe vazhdon të pëlqehet njësoj ose edhe më shumë.
Së fundmi portugezi së bashku me disa persona të tjerë kanë shkuar në një restorant luksoz dhe menjëherë personat e pranishëm kanë reaguar duke nxjerrë telefonat dhe filmuar.
Por ajo që ka qenë surprizuese, është fakti që CR7 ua ktheu me të njejtën monedhë pjesmarrësve që po e filmonin.
Kjo video është bërë virale në rrjet dhe ka marrë mijëra pëlqime në pak orë.
Discussion about this post