17:52 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Vuçiç ka politikë të dobët”, ish-presidenti serb Tadiç kritikon atë aktual: Ka humbur me Kosovën

22:33 | 28/01/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vuçiç ka politikë të dobët”, ish-presidenti serb Tadiç kritikon atë aktual: Ka humbur me Kosovën

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç e ka cilësuar si politikë të dobët atë të Aleksadër Vuçiç për aq kohë sa qarkullon plani franko-gjerman. Sipas tij qeveria aktuale ka përgjegjësi historike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai vuri në dukje se absurdi më i madh është se pushteti i Vuçiçit e humbi Kosovën në paqe.

Tadiç tha se përgjegjësia e këtij pushteti për pozitën e Serbisë sot në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është e madhe “nëse merret parasysh se të njëjtat opsione kanë qenë në pushtet në vitet nëntëdhjetë, sigurisht që mund të flasim për përgjegjësi historike”.

“Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”.

Ai theksoi se “vetëm gjatë qeverisjes sonë arritëm të mbrojmë në paqe atë që nuk u humb në luftë, edhe pse në kohën tonë ishte shpallur zyrtarisht pavarësia e Kosovës.

Paradoksi historik apo ligjshmëria, varësisht nga këndvështrimi, është se të ashtuquajturat forca nacionaliste dhe patriotike ishin më së paku mbrojtëse ndaj interesave patriotike, ndërsa ne, që akuzoheshim për tradhti, dolëm të ishim i vetmi opsion vërtet patriotik”.

I pyetur nga “Nova.rs” se çfarë do të bënte, tani kur është në tavolinë propozim evropian, të cilin Serbia duhet ta nënshkruajë deri në verë, nëse do ta nënshkruante, Tadiç tha se do të ishte e papërgjegjshme që t’i përgjigjej kësaj pyetjeje, “ndërkohë që ende nuk e dimë tekstin përfundimtar që do të ofrohet për nënshkrim, dhe jo vetëm për balonat provues”.

Propozimi franko-gjerman erdhi si nismë nga Presidenti francez Macron dhe Kancelari gjerman, Scholz në dobi të Kosovës dhe Serbisë dhe rrugëtimit të tyre në organizmat ndërkombëtarë dhe në Bashkimin Evropian. E për një BE të unifikuar dhe të plotë, Ballkani dhe zgjidhja e konflikteve mbeten pika kyçe e ruajtjes së stabilitetit dhe ekuilibrit të fuqive. I tillë është edhe propozimi franko-gjerman i cili ishte konkretizuar në 9 pika. Në të thuhej se në rast se Beogradi nuk pengon Prishtinën të hyjë në organizmat ndërkombëtarë, mund të përshpejtohej hyrja e Serbisë në BE. Pra, nuk përfshihej njohja e ndërsjellët.

Pas

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Para

VIDEO/ Ronaldo shkon në restorantin luksoz në Arabinë Saudite, habit të pranishmit me gjestin e tij

Para
VIDEO/ Ronaldo shkon në restorantin luksoz në Arabinë Saudite, habit të pranishmit me gjestin e tij

VIDEO/ Ronaldo shkon në restorantin luksoz në Arabinë Saudite, habit të pranishmit me gjestin e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE: Kundërtarifat ndaj SHBA janë 72 miliardë euro nga ”Boeing” te uiski

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

Vendimi i qeverisë, vetëdeklarimi i adresës bëhet i detyrueshëm në e-Albania

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit është një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

6 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.