Shkodra përcjelle sot për ne banesën e fundit “Mjeshtrin e Madh”, dirigjentin, pedagogun dhe organizatorin e palodhur, Kujtim Alija.
Ai u nda nga jeta pas 1 viti betejë me sëmundjen, duke lënë një boshllëk të madh në jetën artistike të qytetit të Shkodrës, por jo vetëm.
Ceremonia mortore nisi në orën 08.45 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve me përcjelljen e kortezhit, deri tek monumenti i “Luigj Gurakuqit”, nga Orkestra Frymore e Qytetit.Ndersa homazhet do te mbahen ne ne hollin e teatrit Migjeni.
(E.H/Faxweb.al)