Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme në afërsi të Tegut, në Tiranë.
Siç shihet dhe në videon e siguruar nga Fax News, makina është shkrumbuar e gjitha, ndërkohë që zjarrfikësit nuk shihen në vendin e ngjarjes.
Jashtë mjetit shfaqet një person, i cili dyshohet se është drejtuesi, që ka arritur të dalë në kohë nga makina, pa pasur lëndime serioze për jetën.
Policia e Tiranës nuk ka dhënë ende një njoftim për djegien e mjetit, nëse kemi të bëjmë me nje ngjarje aksidentale apo zjarrvënie të qëllimshme.
Discussion about this post