Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë se kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Fax News mëson se shpërthimi me tritol ka ndodhur në lagjen numër 4 në qytetin e Durrësit, shumë pranë banesës së Dukës, i cili nuk ndodhej në shtëpi pasi po shihte derbin.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë burime nga FSHF konfirmojnë lajmin e këtij shpërthimi shumë pranë banesës.
Mësohet po ashtu se në momentin e shpërthimit në shtëpinë e tij gjendeshin bashkëshortja dhe djali. Fax News sjell dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Rikujtojmë se Armand Duka ndodhet në një konflikt të hapur në distancë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar publikisht largimin e Dukës nga kreu i FSHF-së pas 5 mandateve. Ditën e sotme është publikuar një audiopërgjim i Veliajt ku fliste me fjalor banal dhe me kërcënime për largimin e Dukës nga kreu i FSHF-së, ndërkohë më herët ai ka kërkuar kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për shpërdorim detyre që sipas tij ka bërë Duka. Po ditën e sotme, Agron Duka, vëllai i kreut të FSHF-së, deklaroi se ndihen të frikësuar nga këto sulme publike në drejtimin e tyre.
(E.H/Faxweb.al)