Policia ka publikuar pamje të reja nga zhvillimi i megaoperacionit “Blloku 33”, që çoi në goditjen e disa rrjeteve kriminale të përfshira në shpërndarjen e drogave të forta në zonën e ish-Bllokut.
Në video shfaqen momentet kur forcat speciale ndërhyjnë për arrestimin e disa personave, menjëherë pas shkëmbimit të dozave të kokainës me para.
Në total, gjatë operacionit u arrestuan 25 persona (24 me masën “arrest në burg” dhe 1 me “arrest në shtëpi”) ndërsa 8 të tjerë u shpallën në kërkim. Gjatë kontrolleve u sekuestruan:
450 gramë heroinë
85 kg Cannabis (gjatë hetimeve paraprake)
2 armë zjarri
29 celularë
6 automjete
4 peshore elektronike
shuma të konsiderueshme parash.