Pasi deputetja Elisa Spiropali hodhi një sërë akuzash ndaj Bashës ddhe PD-së ku e akuzoi edhe për fshehje të pagesave me kompani lobimi jashtë vendit, replikoi menjëherë Berisha. Berisha replikoi pasi Spiropali u shpreh se duhet të përgjigjen për këto akuza që të mos të “na i nxini faqen edhe neve që kur kemi qenë të rinj kemi ngritur dy gishtat për lindjen e Partisë Demokratike “.
“Atyre pyetjeve që ju bëra a mund t’ju përgjigjeni, që mos të na i nxini faqen edhe neve që kur kemi qenë të rinj kemi ngritur dy gishtat për lindjen e Partisë Demokratike dhe mos dilni këtu dhe të mbroheni duke akuzuar por t’ju përgjigjeni akuzave”, u shpreh Spiropali.
Berisha iu përgjigj me një fjali ku shpreh ndaj Spiropalit se gishtat i ngriti kur ishe çupëz, por pastaj u fut në kontenier.
“Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, por pastaj u fute në kontenier. Kjo është tragjedia… Kontenier të Kinës, se i doni shqip ju. Fol, fol forumse”.”, u shpreh Berisha. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=W2JxlR0xXLs