Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pasi sipas tij marrëveshja që po bëhet me Greqinë për çështjen e kufirit, u fal fqinjëve 12 milje det.
Sipas tij, më e keqja është se pjesa që i falet Greqisë është rezervuar i i naftës dhe i gazit.
Berisha e sheh si antikushtetuese ndarjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa shton se gjëja e parë që është bërë nga grekët kur janë ulur në Tavolinë me ministrin Bushati, ka qenë mosnjohja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Lideri historik i si djathtës shprehet se pas kësaj, Bushati duhej të ishte çuar nga tavolina, e jo të vijonte më tej me faljen e rezervave të naftës e gazit shqiptar.
“Marrëveshja është anti-kushtetuese, tre takime janë bërë gjithsej. Që sa janë ulur në takimin e parë pala greke ka deklaruar se nuk njeh vendimin e gjykatës Kushtetuese shqiptare. Në këtë moment pala shqiptare duhet të çohej nga tavolina. U bë një akt i pashembullt anti-kushtetues.
Shqiptarët duhet ta dinë se me marrëveshjen që pala greke i ka dorëzuar veglave shqiptare, Shqipëria humbet 1 mijë 1,300 kilometra katror det, humbet të gjithë pjesën e rezervave të trilonave të naftës dhe gazit tashmë të njohura botërisht”, tha Berisha.
Ish-kryeministri thotë gjatë intervistës, se “Në takimi e dytë pala greke është ofruar të bëjë zgjidhje politike dhe jo tekniko-juridike. Zgjidhja politike është që pala greke kalon nga 6 në 12 milje. Pala greke ka të drejtë të kalojë në 12 milje por jo në proces ndarje. Nuk kaloi në 12 milje gjatë marrëveshjes së parë”.
Duke u ndalur tek drafti i dorëzuar nga Ministri Bushati lidhur me ecurinë e marrëveshjes dypalëshe, Berisha shprehet se nuk ka dorëzuar asnjë draft, por thjeshtë propozimet e palës greke, ndërsa e quan marrëdhënien mes Tiranës dhe Athinës zyrtare si një marrëdhënie vasalitetit.
“Ky është një kapitullim i Ramës dhe Bushatit. Jam në dijeni të draftit, s’kanë dorëzuar draft këta, këta kanë dorëzuar çfarë ka propozuar pala greke dhe Meçollari, e more vesh e kanë propozuar për general këta. E deklaruar është është zgjidhje politiko-juridike, nuk ka çështje politike, kjo është një çështje juridike. Përveç të tjerash, pala greke ka deklaruar që nuk njohim ligjin e kufirit të miratuar në vitin 2016.
Marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës zyrtare janë marrëdhënie vasaliteti të turpshëm. Edi Rama u soll në mënyrë të padrejtë me fqinjin tonë jugor. Por kur ata i nxorrën letrat nga Balili te të tjerët ai premtoi mijëra kilometra zonë ekonomike të detit tonë. Nuk ka asgjë e cila mund të pengojë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve mes dy vendeve. Por kapja e paketës të tëra ose asgjë është një megallomani e Kotziasit.”, tha Berisha.
Intervista:
(B.B/ Faxweb.al)