Pas disa orë kërkimesh gjendet turisti polak i cili ishte aksidentuar në majën e Harapit në Theth.
Banorët e Thethit, shpëtuan turistin Wojtek Markiewicz i cili kishte thyer këmbën në një terren të veshtirë malor.
Në keto momente po bëhet transportimi i tij në drejtim të fshatit Okol Theth, ku do të transportohet drejt spitalit Rajonal Shkodër. Banorët që ndihmuan turistin polak ishin Jimmy Guri ,Gjon Ded Ndoja, Bec Villi, Lulash Marku.
“Kisha më shumë se tre orë me këmbën e thyre. Faleminderit që erdhët dhe më shpëtuat. Faleminderit, shumë më pëlqen shumë Shqipëria. Është rrugë e vështirë të ngjitesh.”- u shpreh ai për njërin nga banorët, i cili i sugjeroi që herë tjetër të vijë me guidë.
(M.Q/Faxweb.al)