Mësohet se ura masive e sapondërtuar e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës (FIU) është rrëzuar ditën e sotme, pak orë më parë, duke shkaktuar disa të vdekur.
Ura 950 tonëshe, e vendosur në Rrugën nr. 109 dhe Rrugën nr. 8 në Miami të Floridas, u rrëzua duke zënë poshtë vetes disa makina që po kalonin aty.
Policia patrullë e autostradës në Florida konfirmon se për shkak të rënies kanë vdekur disa njerëz. Ata gjithashtu thanë se disa makina janë shkatërruar.
FIU lëshoi një deklaratë për incidentin vdekjeprurës, duke thënë:
“Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar për ngjarjet tragjike që ndodhi tek Ura e Këmbësoriëve. Jemi të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe mbledhjen e informacionit. Ne jemi duke punuar ngushtë me autoritetet dhe përgjegjësit e parë në vendngjarje. Do ta ndajmë çdo informacion të fundit, sapo ta kemi. ”
Ura u përurua të shtunën, vetëm 5 ditë më parë. Pastaj u vendos në vendin e saj përfundimtar, në perëndim të Rrugës nr. 109 atë ditë. Hapësira kryesore u ndërtua pranë Rrugës së 8-të Jugperëndimore.
Ura u ndërtua duke përdorur një teknikë inovative për ndërtimet e urave – synonte reduktimin e rreziqeve të mundshme për punëtorët, udhëtarët dhe këmbësorët dhe parandalonte nyjet e trafikut në atë zonë.
Ura që u vendos ditën e shtunë, ishte ura më e madhe e lëvizjes së këmbësorëve e modeluar përmes teknikës vetëlëvizëse, në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Financimi për urën ishte rreth 14.2 milionë dollarë.