Ish-ministri i Jashtëmn i Shqipërisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar në “Fax News” ngjarjet e ditës së djeshme në Bularat ku u vra 35-vjeçari Kostandinos Kacifas në një shkëmbim me armë zjarri me policinë shqiptare.
Tritan Shehu, i cili është dhe deputet i qarkut të Gjirokastrës tha se veprimi i Kacifas ditën e djeshme ka rrezikuar përveç se jetën e policëve shqiptarë edhe jetën e të tjerëve të pranishëm në atë zonë, përfshirë edhe pjesëmarrësit në ceremoninë për nderimin e ushtarëve grekë.
Shehu tha se policia shqiptare ishte e detyruar të reagonte ndaj veprimit të 35-vjeçarit dhe ta neutralizonte atë, që përfshihej dorëzim, plagosje, deri në asgjësimin e tij.
“Unë me atë që ndodhi u njoha gjatë rrugës kur po vija në Tiranë dhe u shqetësova si deputet I zonës, mora disa kontakte për të sqaruar atë që ndodhi që ishte një incident mjaft i rëndë që u bë nga një banor i zonës I cili ka qenë në forcat greke, të paktën kështu mu tha, një personash që I nisur nga disa indoktrinime ekstremiste që në mëngjes hapi zjarr pa filluar akoma festa, dhe pastaj kur policia me të dëgjuar krismat shkoi dhe ai qëlloi dhe makinën e policisë. Unë informova për ato që kishte thënë dhe kuptova që ky ishte një veprim i një ekstremisti gjatë një aktiviteti Iiorganizuar nga pala greke por padyshim me ndihmën e palës shqiptare lokale, kërkonte të godiste qoftë elementët shqiptarë dhe qoftë elementët grekë, mes të cilëve ishte dhe ministrja e Kultutës së Greqisë e cila dha një prononcim më vonë mjaft racional dhe të meçur për atë çfarë ndodhi në atë ngjarje. Fatkeqësisht ngjarja degradopi më pas, policia me shumë të drejtë e ndoqi se ai e qëlloi, kërkoi ta rrethonte, kërkoi ta neutralizonte, që mund të jetë kapja e autorit, që mund të jetë plagosja, e tij, deri në asgjësimin e tij kur ai paraqet rrezikshmëri. Nuk di si ka shkuar çështja teknikisht, por duhet hetuar, pse jo edhe me palën greke. Por policia sigurisht që duhej të reagonte pastaj se si ka qenë reagimi nuk më takon mua ta komentoj”, u shpreh Tritan Shehu.
Ai tha se këto gjëra nuk cënojnë bashkëjetësën dhe marrëdhëniet e mirë mes dy vendeve pavarësisht se disa organizata ekstremiste sipas tij u përpoqën ta përdorin më të ndezur tension por edhe për ta hequr vëmendjen nga problemet reale mes dy vendeve dhe për të ndezur një “vatër zjarri” artificiale.
“Dua t’i siguroj banorët e Dropullit, që këto gjëra absolutishtnuk e cënojnë aspak bashkëjetësën dhe respektin e njëri-tjetrit, marrëdhënit mes dy vendeve pavarësisht se disa organiztar ekstremiste u përpoqën ta përdorin edhe në Athinë edhe në Tiranë për ta hequr vëmendjen nga problemet reale.
Nuk dua të merrem me dy qeveriëtë por qarqet që e frynë këtë ngjarje. Të gjitha ngjarjet duhen parë me qetësi, sepse asgjë e mirë nuk vjen nga krijimi i vatrave të zjarrit për dy vendet anëtarë të NATO-s. Në këtë prizëm duhet qetësi, të bëhet një ekspertizë pse jo edhe nga dy palët, e theksoj se populli i Dropullit është i jashtëzakonshëm, popull Iipaqes dhe urë lidhëse mes dy vendeve”, tha Tritan Shehu.
Deputeti demokrat tha se duhet një hetim transparent dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi beson se nuk ka asgjë për të fshehur, pasi incidenti dihet si u krijua dhe si mbaroj, ku policia shqiptare ishte e detyruar të reagojë.
Tritan Shehu komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Rama kundër ish-kryeministrit Berisha në lidhje me deklaratën e tij për këtë ngjarje. Tritan Shëhu tha se deklarata e Ramës e ka shokuar, pasi ajo që tha Berisha ishte shumë normale dhe racionale, por edhe vizionare.
“Së pari unë sinqerisht, kam qenë ministër i Jashtëm, u shokova nga deklarata e Ramës në përgjigje të deklaratës së Berishës, ngela i shokuar. Sinqerisht, ishte e vetmja gjë që nuk e mendoja dot se ishte krejtësisht e papërshtatshme, jashtë kontekstit, e papërputhshme me atë që tha Berisha, mu duk se kërkoi të merrte me vete ngarkesa ultranacionaliste, por ultranacionalizmi është padyshim streha atij që po shkon drejt greminës.
Deklarata e Berishës ishte e ekulibruar dhe mbi të gjitha kërkonte të nxjerrë të vërtetën dhe të mos Iihedhë benzin zjarrit. Prandaj me shumë shqetësim dhe shumë habi dëgjova deklaratën e kryeministrit shqiptar ndaj një deklarate vizionare dhe reale e cila edhe dënonte ekstremizmin. Nuk e prisja këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar”, deklaroi Tritan Shehu ndër të tjera.
Intervista e plotë: