Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Mitrovicë. Viktima është 27 vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë, shkruajnë mediat kosovare.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës. Sipas hetimeve të deri tanishme të policisë, i dyshuari është biznesmeni Shefki Asllani, 35-vjeçar.
Mediat kanë publikuar disa pamje nga vendi i ngjarjes kur ka ndodhur momenti i vrasjes. Një person shihet me armë në dorë teksa kacafytet me disa persona. Siç shihet, disa persona janë përfshirë në këtë incident, ndërkohë që disa të tjerë mundohen ta qetësojnë situatën. Duhet theksuar se incidenti ka ndodhur në pjesën e tregut ku ka fluks të qytetarëve.
(E.H/Faxweb.al)