Policia ka dhënë detaje në lidhje me rënien e një zjarri masiv në një magazinë në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.
Sipas policisë dëmet janë vetëm materiale po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë.
“Me datë 02.04.2018, rreth orës 19:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë ka rënë zjarr.
Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit”, njofton policia. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=2V3LmJqyxxc
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post