Në përfundim të mbledhjes së frontit të përbashkët opozitar në selinë e PD, kryetari Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një prononcim të përbashkët për mediat, kanë deklaruar nisjen e mosbindjes së gjerë civile ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Në përfundim të takimit të zgjeruar të opozitës parlamentare, kemi marrë vendimin unanim që të jemi në krah të qytetarëve shqiptarë. Në krah të njerëzve të thjeshtë që po goditen e po poshtërohen. Në krah të kuksianëve që iu grabit buka e gojës me tarifën korruptive te Rrugës së Kombit. Në krah të shqiptarëve që po goditen me taksat e shumta, tarifat e ujit, banesës, biznesit. Në krah me familjet që janë hequr nga ndihma ekonomike.” – tha Basha.
Lulzim Basha tha se Shqipëria është në prag të humnerës ekonomike e sociale.
“Shkaktari i kësaj është Edi Rama që sundon me një grup banditësh e oligarkësh që po u merr shpirtin njerëzve të thjeshtë. Ju e shihni vet që në këtë vend nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.
Ministri i Brendshëm dhe ish-ministri i Brendshëm nuk dalin para drejtësisë për bashkëpunuimi me trafiakntët e drogës. Nuk ka më rregulla loje.” – shtoi ai.
Me tej kryetari i opozitës tha se hapsira e vetme që ka ngelur në këtë situatë është mosbindja civbile.
Mosbindja civile me të gjitha hapat e format e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik e qytetar kundër një rregjimi që po asgjësion shpresën dhe po zbraz Shqipërinë.
Do të nisim organizimin e planit për mosbindje civile duke filluar që këtë javë.
Do të ndërthurrim të gjitha format e organizimit opozitar për të kundërshtuar të gjitha taksat.
Kur flasim për mosbindje civille, kjo është një thirrje jo vetëm për kuksianët, hasianët, tropojaët e kosovarët, por çdo qytetar të Shqipërisë.
Thirrje që të rrefuzojë taksat, taksat e biznesit, taksën e banesës, taksën e ujit.
Opozita do të jetë në ballë të organizimit të mosbindjes civile që do ta rrëzojë këtë bandë në pushtet.
Opozita do të jetë pranë njerëzve që protestojnë. Ata janë në protestë jo për flamujt e partive politike por thjesht ngaqë nuk ia dalin dot më. Do të kenë në krahë opozitën në këtë protestë.” – përfundoi Basha deklaratën e tij për mediat pas mbledhjes së frontit të përbashkët opozitar.
Nga ana e saj, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se mosbindje qytetare është që qytetarët të heqin dorën e Edi Ramës nga xhepat dhe të heqin lakun nga fyti.
Mosbindje qytetare është t’i thuash ik Edi Ramës. T’i thuash ikk se boll ia more frymën këtij populli!
Kryemadhi iu ka bërë thirrje edhe gazetarëve t’i bashkohen mobindjes civile për sepse politikat e Ramës janë bërë shkak i rrogave të ulëta të tyre sipas Kryemadhit.
Kryemadhi ka falenderuar banorët e Kukësit për protestën tek Rruga e Kombit dhe i ka quajtur ata heronj si dhe i ka siguruar që do të jetë në krahë të tyre në protestën për lirim.
(E.L/Faxweb)