Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një video, që tregon një sherr mes policisë dhe pasagjerëve të pasagjerëve të një autobusi, që udhëtonte nga Greqia në Korçë. gjendja është agravuar pasi policët këmbëngulnin se ai ishte me shpejtësi, ndërsa shoferi pretendonte të kundërtën. në mbështetje i kanë dalë dhe pasagjerët të cilët shprehen se të njëjtët policë marrin gjithmonë rryshfete,
Duke publikuar mesazhin e një pasagjeri të këtij autobusi, Berisha shkruan se dënon me ashpërsi këtë akt banditesk të narkopolicisë së Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe badigardit të Eskobarit të Ballkanit.