Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të reagojë pas videoskandalit të publikuar mbrëmjen e sotme nga emisioni investigativ “Stop”, që të thotë si ndjehet pasi kryetari i PS-së në Vorë Agron Marku, është filmuar duke dhënë para në këmbim të votave për PS-në. Ndërkohë i kujton edhe akuzat ndaj Ilir Hysit për blerje vote, të cilat rezultuan të gabuara duke qenë se bëhej fjalë për një Ilir Hysi tjetër.
“Kryeministri që doli me vrap e ngatërroi gjithë dynjanë duke akuzuar padrejtësisht Ilir Hysin e LSI-së për një makinë që përdorej nga rilindasit për të shpërndarë para në këmbim të votës, përse nuk del edhe tani e të na thotë si ndjehet me këtë rilindasin e Vorës që është kapur me zë e me figurë duke ndarë paratë e drogës për të blerë vota?!…”, shkruan Luan Rama.
Kjo është hera e dytë që nënkryetari i LSI-së reagon pas videos së Markut, i cili përveçse kryetar i PS-së në Vorë, është gjithashtu edhe drejtues i OSHEE-së në këtë qytet.
“Bravo Stop-i !
E denoncuam pardje në një konferencë shtypi me Eriona Bixhën këtë maskaradë të Rilindjes në Vorë, por na akuzuan që po shpifnim! Po tani?
Prandaj nesër të gjithë votën kundër kësaj rrace të ndyrë!”, shkruante më herët Luan Rama.
Në videon e Stopit, Arben Marku, i cili është kryetar i PS-së në Vorë, por njëkohësisht edhe drejtor i OSHEE-së, paraqitet duke i dhënë një zarf me para një qytetari në këmbim të votës. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post