Kryeministri Rama është shfaqur me një tjetër videomesazh. Rama thotë se nuk premton mrekulli, “por ju siguroj se me vizionin europian, pasionin atdhetar dhe kokëfortësinë shqiptare që luftuam e fituam për vettingun do të luftojmë për rritjen si asnjëherë të ekonomisë dhe punësimit”.
Në spot ai duket duke pirë kafe turke dhe fut në lojë edhe lapsat e tij të pikturimit.
“Asnjëherë nuk kam patur iluzionin se në vetëm 44 muaj do të mund të bënim gjithçka që për çerek shekulli u rrënua apo harrua. E di fort mirë se shumë më shumë mbetet për t’u bërë por Shqipërinë që duam, besoj fort se çdo shqiptar i ndershëm mund ta thotë sot me plot gojën që ne socialistët jemi përpjekur më shumë se askush më parë duke udhëhequr këtë vend në kthesën e duhur. Po bëjmë shtet në rrugë, financa, energji. Po ndërojmë shkolla dhe spitale. Rritëm si kurrë më parë rrogat dhe pensionet. Çka kemi bërë mjafton vetëm për të pyetur: Kush do e bëjë Shqipërinë që duam? Unë nuk ju premtoj me mrekullira, por ju siguroj se me vizionin europian, pasionin atdhetar dhe kokëfortësinë shqiptare që luftuam e fituam për vettingun do të luftojmë dhe fitojmë për rritjen si asnjëherë më parë të ekonomisë dhe punësimit”,-thotë Rama.
(M.D/Shuplaka)
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154842328266523/