10:10 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vijon operacioni i OFL, zbulohen emrat që u janë dorëzuar formularët mbi pasurinë

11:14 | 05/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policët e OFL-së ‘zbarkojnë’ në Shkodër, kush janë dy familjet që iu kërkohet deklarim pasurie

Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me prezantimin e operacioneve për sekuestrimin e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme nga ku mësohet se janë dorëzuar formularët për justifikimin e pasurisë ndaj tre personave.

Fax News mëson se mes perrsonave ndaj të cilëve është vendosur masa sekuestro janë, Emiljano Hysenaj, Edlir Hysenaj, Dashamir Gjoka.

Mësohet se Dashamir Gjoka është banues në Durrës dhe rezulton i dënuar në shtetin italian për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

Emiljano Hysenaj, edhe ky banues në Durrës, ezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Edlir Hysenaj, banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano Hysenaj, pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Pritet që sot OFL të jetë në Vlorë tek familja e Edison Harizajt

Deklarata e OFL:

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

–   Dashamir.  Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

–    Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. 

–    Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi. 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. 

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.
Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.”

Pas

A do të ketë një takim përtej Atlantikut?! Rama dhe Meta nisen njëherësh drejt SHBA-ve, zbulohet axhenda

Para

Brexit e fut Johnsonin në përplasjeje me mediat, gazetarët bojkotojnë Kryeministrin

Para
Brexit e fut Johnsonin në përplasjeje me mediat, gazetarët bojkotojnë Kryeministrin

Brexit e fut Johnsonin në përplasjeje me mediat, gazetarët bojkotojnë Kryeministrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hezbollahu nis një proces strategjik pas luftës me Izraelin

Roskovec /Vijon operacioni “Koordinata”, arrestohen dy vëllezër për kultivim të bimëve narkotike

Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë, shkon në selinë rozë me bllok në dorë

Zjarr në kabinën elektrike të një pallati banimi në Gjirokastër, çfarë dyshohet

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

Pas arrestimeve në doganën greke, pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në pikën kufitare në Qafë Botë

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Zjarret pyjore në Turqi morën dy jetë, pretendohet për zjarrvënie të qëllimshme

Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

Kapet 3 ton kokainë në Guayaquil, autoritetet në Ekuador: I përkiste mafias shqiptare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.