Avokati i njohur Spartak Ngjela, kryetari i partisë “Ligji për drejtësi”, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” ka folur për vizitën e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee.
Ngjela u shpreh se kjo lëvizje është thjesht një presion politik të cilit sipas tij, opozita nuk do t’i rezistojë dot.
“Është presion në kuptimin e politikës së madhe. Nuk ma ha mendja se do t’i rezistojnë dot këta sepse nuk kanë argument për demokracinë e lartë. Bojkoti për anglo-sanksonët është tradhti për shoqërinë tënde që e lë pa opozitë në Parlament.
E kanë pas njohur me Stalinin ku hoqi partitë komuniste dhe ngeli pa opozitën. Nuk ndodh ndonjë shqetësim sepse rëndësi kryesore kanë Vettingun dhe reformën në drejtësi.
Për sa i përket politikës amerikane po kanë me vete kryeministrin, nuk shqetësohen për probleme të tjera.”, u shpreh Ngjela. (D.D/Shuplaka)