Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland me të cilën ka diskutuar për një sërë çështjes sic bën të ditur në një postim në facebook.
Ndër të tjera, fokus i këtij takimi ka qenë sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, porti i Durrësit, kriza e energjisë si dhe nisma e Ballkanit të Hapur.
Postimi i Rames:
Neë York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi 🇦🇱🤝🇺🇸.