Milan do të luajë nesër sfidën e parë në Champions League përballë Newcastle. Kuqezinjtë do të presin anglezët në “San Siro” nesër mbrëma në orën 21:00.
Ekipi nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo u dëshmua në fundjavë, kur të besuarit e Piolit pësuan një humbje turpëruese në derbi ndaj Interit me rezultatin 5-1. Për t’i dhënë zemër ekipit në këtë moment ka menduar Zlatan Ibrahimovic.
Ish lojtari i kuqezinjve është parë sot në fushën stërvitore ku Milani po përgatitet për sfidën ndaj Newcastle. Ibra është parë duke komunikuar me trajnerin Stefano Pioli dhe me stafin teknik.
Në qershor të këtij viti, Ibra lajmëroi tërheqjen nga futbolli i luajtur në ndeshjen e tij të fundit me Milan.
Zlatan #Ibrahimovic a colloquio con Stefano Pioli, vigilia di Milan Newcastle pic.twitter.com/WLcHUCq5c5
— Luca Maninetti (@LucaManinetti) September 18, 2023