Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka kallzuar një prej deputetëve të LDK-së pas tensioneve që kanë pasur në sallën e Kuvendit. Bëhet fjalë për Xhavit Ukajn, i cili sipas Osmanit e ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Osmani shprehet se organet duhet të veprojknë sas më parë, dhe se fokusi duhet të jetë menazhimi i pandemisë.
“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici.
Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit.
Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.