Erërat e forta që kanë shoqëruar pasditën e sotma dhe orët e mbrëmjes kanë shkaktuar jo pak probleme në Qarkun e Vlorës.
Si pasojë e tyre ka patur probleme m,e furnizimin me energji elektrike në disa pjesë të qytetit si dhe fshatrat përreth.
Burime për Fax Web bëjnë me dije se ka mungesë të energjisë elektrike në zonën e Orikumit, në radhim si edhe ndërprerje të herëpas’hershme edhe në qytet.
Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre sidomos ata që kanë biznese pasi ndërprerja e energjisë iu shkakton shumë probleme dhe dëme.