Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, pasi prej disa ditësh është duke zhvilluar aksione në qytet.
Mbrëmjen e djeshme u ngritën disa pika kontrolli nga ana e policisë, e për rrjedhojë u vunë në pranga katër persona, që duhet thënë se nuk kanë qenë me rrezikshmëri të lartë.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të shtuara në qytet, për kapjen e autorëve përgjegjës për vepra të ndryshme penale, Policia ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
- L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
Ky shtetas ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.
- R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.
- A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.
Ky shtetas u kap në aksin rrugor Gajdar-Krane duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.